LajmeVendi

Çfarë përfiton Kosova nga 90.5 milionë € në IPA 2018?

 Në shtator 2018, Kosova dhe BE-ja dakorduan Marrëveshjen Financiare për Instrumentin e Para-Anëtarësimit 2018. Marrëveshja u nënshkrua nga BE-ja në shkurt dhe Kosova në prill 2019.

Kostoja totale e vlerësuar e
programit IPA 2018 është €94,796,800. Kontributi i BE-së është €90,500,000
ndërsa institucionet e Kosovës do të sigurojnë bashkëfinancim prej €4,926,800.

Nesër Kuvendi i Kosovës do të votojë
Projektligjin nr. 06/L-161 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA
2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja
ka paraparë financimin e reformave në avancimin e demokracisë dhe qeverisjes së
mirë, sundimit të ligjit, mjedisit, energjisë, arsimit, dhe punësimit.


fushën e demokracisë dhe qeverisjes së mirë do të financohet bursa “Skema e
Profesionistëve të Rinj” apo YoungCellScheme
(YCS)
. Më anë të bursës, të rinjtë e Kosovës do të kanë mundësi të vijojnë
studimet MASTER në universitetet Evropiane. Po ashtu, do të financohet
mbështetja për ngritje të kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës, si dhe do të
sigurohet pagesa për pjesëmarrjen e Kosovës në katër (4) Programet e BE-së.


fushën e sundimit të ligjit do të mbështet përafrimi i kornizës ligjore dhe
institucionale me standarde të BE-së, si dhe fuqizimi i pavarësisë,
profesionalizmit, llogaridhënies dhe efiçiences së sistemit të drejtësisë. Po
ashtu, do të përkrahetlufta kundër korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe
financimit të terrorizmit. Në fushën e të drejtave themelore, do të përkrahet
fuqizimi ekonomik i komuniteteve minoritare në Kosovë.


fushën e mjedisit dhe energjisë do të ofrohen 40 milion për adresimin e ndotjes
së ajrit duke zëvendësuar elementet mjedisore të Kosovës B të cilat do të
sigurojnë zvogëlimin e emetimeve të pluhurit dhe NOx-it. Po ashtu, 4.9 milion
EURO do të ofrohen për deponinë sanitare në Pejë, si dhe zhvillimin e infrastrukturës
për menaxhimin e integruar të mbeturinave në gjithë Kosovën.


fushën e arsimit, 13 milion EURO do të ofrohen për përmirësimin e sistemit
arsimor në Kosovë, me theks në avancimin e qasjes së grupeve të cenueshme në
sistemin arsimor, përmirësimin e rangimit të Kosovës në PISA, si dhe
ndërlidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës.


fushën e punësimit, 3 milion EURO do të ofrohen për financimin e ngritjes së
konkurrueshmerisë së Kosovës dhe mbështetjen e NVM-ve.

Me
3.7 milion EURO do të financohet dizajni i Sallës së Koncerteve, do
përmirësohet qasja e personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike,
si dhe do të avancohet komunikimi i asistencës së BE-së në Kosovë.

Gjeni
bashkangjitur publikimin e radhës EPIK BRIEF: IPA 2018, si dhe disa infografika për përdorimin tuaj
sa më të lehtë.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close