LajmeVendi

Policia në Gjilan kap drogë, peshore dhe një mulli marihuane

Njësia për Reagim të Shpejtë në Gjilan deri sa kanë qenë në patrullim rutinë në lagjen ,,Kodra e dëshmorëve”, ka hasur veturën “Alfa Romeo” ngjyrë e zezë me targa të rajonit të Gjilanit të parkuar, ku në brendi të veturës kanë qenë tre persona.

Ngjarja ka ndodhur sot, pas mesnatës, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit të shoferit shqiptar, shtetas i Kosovës (i dyshuar), në çantën e krahut i janë gjetur:

Dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë,

Një qese të vogël me narkotikë të dyshuar,

Një peshore elektronike dhe një mulli për bluarjen e marihuanës.

Te të dy pasagjerët nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Hetuesit nga Njësiti antidrogë iu kanë përgjigjur rastit, personat e dyshuar janë arrestuar dhe sjell në stacionin policor në Gjilan për intervistim.

Është bërë matja e dëshmive, ku në qeset me marihuanë ka rezultuar njëra me peshë prej 163 gramësh, kurse tjetra 9.5 gram, kurse substancë tjetër e dyshuar e llojit amfetaminë ka peshuar 7.5 gram të cilëve u është bërë testi fushor dhe të njëjtat kanë rezultuar pozitiv në teste fushore.

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close