LajmeVendi

Nga nesër shi e breshër, temperaturat bien për 10 gradë

Motit tropikal në rajonin e Ballkanit po i vjen fundi.

Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj
gjatë një prononcimi për EkonomiaOnline, thotë se nga dita e nesërme do të ketë
reshje të shiut, breshër por edhe erëra.

Ndërsa temperaturat sipas tij do të zbresin për
10 gradë celsius.

“Temperaturat sot në ora 12 ka qenë
31 grade, po flasim gjithmonë për matjen profesionale. Kjo gjendje sinoptike do
të jetë e qëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme dhe nga dita e nesërme do të fillojnë
reshjet e shiut dhe do të këtë një ulje të theksuar të temperaturave dhe do të
zbret për 10 gradë celsius  temperature maksimale dhe ajo minimale do të zbresë
për 5 grade celsius. Gjatë ditëve në vijim temperatura minimale do të luhatet
nga 11-18 gradë celsius dhe maksimalja nga 22-25 grade celsius”, thotë ai.

Tahirsylaj thotë se do të ketë
shkarkime atmosferike dhe në disa lokalitete do të ketë breshër dhe erëra në
Veri-Lindje.

“Do të ketë shkarkime atmosferike, përkatësisht edhe breshër në disa
lokalitete, meqenëse Kosova bën pjesë në aktivitetin e reve breshër formuese
dhe nuk ka sistem të mbrojtjes kundër breshrit sepse gjatë lutës janë shkatërruar
dy qendrat kryesore ajo në Klinë dhe ajo në pjesën e Gollakut. Këto procese të temperaturave
të larta vinë nga dy procese instilacioni rrezatimi i diellit dhe radiacioni
rrezatimi i tokës|, thotë ai.

Në bazë të të dhënave meteorologjike,
Tahirsylaj thotë se temperaturat e larta nuk do të kthehen më këtë vit.

“Temperaturat e larta nuk do të rikthehen, sepse sipas bazës së të dhënave meteorologjike
muaji Korrik është më i nxehti. Por për ngritjen e temperaturës ka një seri
faktorësh që ndikojnë si, mos prerja e pyjeve sepse degradimi i pyjeve rezulton
edhe në rritjen e temperaturës për arsye se këtu ka një bilanc të energjisë”,
thotë ai.

Temperatura të larta janë shënuar në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close