LajmeVendi

Mbahen dëgjimet buxhetore ne bashkësinë e Dobroshecit dhe të Tërsenikut

Komuna e Drenasit ka filluar me takimet me qytetarë për të diskutuar buxhetin për vitin e ardhshëm, pas marrjes së Qarkores Buxhetore 2020/02 të lëshuar nga Ministria e Financave që përcakton kufijtë e planifikimit buxhetor ne të gjitha linjat e shpenzimit të parasë publike.

Takimi i parë është mbajtur në bashkësinë e Dobroshecit me banorët e fshatrave, Dobroshec, Godanc, Gradicë, Likoshan, Gllanasellë dhe Ҫikatovë e Vjetër, pastaj takimet kanë vazhduar edhe ne bashkësinë e Tërsenikut me banorët e Tërseniktu I dhe II, të Shtuticës, Polluzhës dhe Vërbocit.

Në dëgjimet buxhetore merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtori për Buxhet e Financa, Shyqeri Bublaku, drejtori për Infrastrukturë Lokale, Idriz Hysenaj, drejtoresha e Shërbimeve Publike, Lumnije Krapi, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, drejtori i Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, Milaim Hajdari, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve, monitoruesi nga KDI dhe qytetarë.

Synimet e Komunës së Drenasit ne këto dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitet 2020-2022 janë që të shpalosin para qytetarëve procedurën e shpërndarjes së parasë publike, ndërsa nga qytetarët të marrin kërkesat e tyre për projektet që janë ne interes të vendbanimeve ku ata jetojnë.

Të pranishmëve përpos që i është shpërndarë materiali informues i linjave buxhetore dhe draft-lista e investimeve kapitale, po ashtu edhe i është sqaruar nga të pranishmit rëndësia e këtyre dëgjimeve, ndërsa qytetarët, kanë japë sugjerimet e tyre, kërkesat dhe projektet që janë me interes të përgjithshëm të kryhen ne vitin e ardhshëm.

Qytetarët janë njoftuar se projekte për vitet e ardhshme nuk do të këtë vetëm nga draft-lista që kanë para vetës dhe propozimeve që ata japin, por edhe projektet të tjera nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe donatorët e huaj.
Ndryshe, buxheti i Komunës për vitin 2020 do të jetë mbi 16 milion e gjys euro, një milion më shumë se viti aktual, ndërsa afër 5 milion do të jenë për investime kapitale, projekte që janë në interesin e komunitetit.

Takimet për planifikimin e buxhetit do të vazhdojnë të mbahen edhe ditëve në vazhdim. Të mërkurën (14.08.2018) duke filluar nga ora 13:30 në shkollën e fshatit Baicë “Migjeni” do të mbahet takimi me banorët e fshatrave; Abri, Tërdec, Baicë, Damanek dhe Krajkovë, ndërsa po këtë ditë, duke filluar nga ora 15:00 në shkollën e fshatit Arllat, “Abedin Bujupi” do të mbahet dëgjimi me banorët e fshatrave; Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuҫak dhe Gjergjicë, ndaj serish Komuna e Drenasit shfrytëzon rasti t’i ftoj qytetarët ne këto takime.

Ndërsa të enjten (15.08.2018) duke filluar nga ora 13:30 në shkollën e Komoranit “Xheladin Gashi-Plaku” do të mbahet dëgjimi me banorët e fshatrave, Komoran I, II, III dhe IV, Kishnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, Korroticë e Ulët dhe e Epërme, Zabel i Ulët dhe i Epëm dhe Sankoc, kurse po këtë ditë ( të enjten ) duke filluar nga ora 15:00 në shkollën “Rasim Kiqina” në Drenas, do të mbahet dëgjimi me banorët e Drenasit I, II dhe III, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë.

Ju mirëpresim të jeni pjesë e dëgjimeve për planifikimin e buxhetit për vitin 2020 dhe projeksionit për vitet 2021-2022.

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close